Daku Dental ofron shërbimin e trajtimit të fëmijëve të cdo moshe .
Kur duhet bërë visita e parë?
Vizita e parë duhet bërë rreth moshës 2-3 vjeç, në mënyrë të tillë, që ti mësojmë fëmijës se si mund të kujdeset për dhëmbët e qumështit dhe gingivën. Ndërkohë po në këtë moshë, ata mund të fillojnë me trajtimet e higjenës orale dhe checkup-e të rregullta tek mjeku i tyre stomatolg. Qëllimi i vizitës së parë në një moshë kaq të hershme është ta mësojmë fëmijën të njihet dhe të përshtatet me ambjentin e punës, në mënyrë që të familjarizohet, duke e përjetuar si një eksperiencë jo shqetësuese për të.
Përse dhëmbët e qumështit janë kaq të rëndësishëm?
Në fakt dhëmbët e qumështit formohen përpara lindjes së fëmijës. Fillimisht dhëmbët e parë që dalin janë incizivët qëndror të poshtëm në muajin e katërt, më pas vijohet me incizivët qëndror të sipërm. Dhëmbët e tjerë të serisë së qumështit përfundojnë rreth moshës 3 vjecare, por vendndodhja dhe renditja e tyre është e ndryshueshme.
Seria e dhëmbëve të përhershëm i ka fillesat në moshën 6 vjecare, duke filluar me daljen e dhëmballëve të para dhe incizivët qëndror të poshtëm. Ky proces vazhdon deri në moshën 21 vjecare me daljen e dhëmballëve të treta (të pjekurisë). Një pacient adult ka 28 dhëmbë të serisë së përhershme dhe 32 elementë dentare duke përfshirë dhe dhëmballët e syrit.
Prezenca e tyre është e rëndësishme sepse i lejon fëmijës të ushqehet, të qeshë dhe të flasë. Dhëmbët e qumështit shërbejnë edhe si ruajtës të hapësirës për dhëmbët e përheshëm duke favorizuar një rritje harmonike të nofullave. Prishjet e dhëmbëve të qumështit mund të shkaktojnë njësoj si prishjet e dhëmbëve të përhershëm dhimbje, infeksione dhe aromë jo të këndeshme të gojës.
Kurimi i dhëmbëve të qumështit mund të bëhet me teknika të thjeshta dhe pa dhimbje për fëmijën.