PYETJET ME TE SHPESHTA
Cfare eshte Ortodonsia
Ortodontisti eshte dentist I specializuar ne drejtimin e dhembeve dhe problemet qe shkaktojne dhembe jo te drejte dhe te rreshtuar ne menyre jo korrekte. Ata perdorin pllaka plastike tela dhe piastra metalike qe ngjiten te dhembet per te levizur dhembet ne drejtimin e duhur.
A kam nevoje per ortodonsi?
Neqoftese dhembet tuaj jane dukshem ne pozicion jo korrekt, kane hapesira, dhembet nuk mbyllen plotesisht, dhimbje te nofulles gjate pertypjes atehere ju duhet te beni nje konsulte me dentistin I cili do tju shpjegoje nese ortodonsia eshte zgjidhje e mundshme per ju.
Une jam 45 vjec! A mund te vendos tela ne kete moshe?
PO! Ortodonsia aplikohet ne cdo moshe. Ndryshimi I vetem eshte se gjatesia e trajtimit zgjat me shume ne adult se ne femije. Gjithashtu duke qene se zhvillimi I nofulles ndodh vetem gjate nje intervali kohor te shkurter trajtimet ortodontike jane te limituara ne adult, prandaj keshillohet qe Problemet te cilat mund te zgjidhen me ortodonsi “tela” te trajtohen qe ne moshe te vogel pasi nofulla eshte akoma ne zhvillim dhe eksiston mundesia qe zhvillimi I saje te drejtpohet ne menyren e duhur nga ortodontisti.