Kurorat dentare janë punime protetike të vendosura sipër dhëmbëve për të rikthyer formën, madhësinë dhe funksionin e dhëmbëve.
Për të bërë një kurorë dentare ne fillimisht marrim masen pas perparimit te dhembit e harkut dentar të prekur, më pas do ta rregullojmë dhëmbin në mënyrë që të mund të përshtatemi me kurorën. Fillimisht, para se të përfundojë kurora përfundimtare, vendosim një të përkohshme, me të cilën mund të përtypni pa problem.
Mund të ketë disa raste kur mund t’ju nevojiten kurorat dentare:
Cilin material duhet të zgjidhni për kurorat e dhëmbëve? Metal qeramik, qeramikë e thjeshtë, zirkoni,full zirconi? Zgjedhja është padyshim e lidhur me buxhetin dhe dëshirat tuaja.
Në fakt, kurorat dentare në zirkon janë zgjidhja më e mirë për të zëvendësuar dhëmbët që mungojnë, pasi ato kanë disa avantazhe në krahasim me kurorat metalike qeramike, të thjeshta qeramike dhe qeramike gjysmë fisnike.
Kujdesi për kurorat dentare duhet të bëhet zakon: kurora artificiale mbron dhëmbin tuaj ose e zëvendëson atë sepse keni humbur atë natyral. Prandaj duhet të keni një kujdes rigoroz dhe të përditshëm për dhëmbët tuaj.