Bruksizmi eshte nje shtrengim i forte,i pavetedijshem i dhembeve. Ndryshe eshte perkufizuar dhe si parafunksion,e thene ndryshe si nje gjendje e vecante e muskujve pertypes e cila karakterizohet me rritjen e aktivitetit te tyre.
Ekziston nje ndarje e ketyre parafunksioneve te cilat i kemi :
– te cilat njihen ndryshe me emrin kercitje ose shtrengim i dhembeve(bruksizmi). Keto parafunksione jane problem si per pacientin, ashtu edhe per mjekun.
– te cilat nuk kane pasoja per strukturen orale por perfshihen vese si: kafshimi i faqeve, i lapsave, thonjve etj.
Ndikojne dy faktore ne fillesen e kesaj patogjeneze te cilet klasifikohen ne dy grupe: a.FAKTORI PSIKOGJEN(factor paresor) b.FAKTORI OKLUZAL(factor agravues)
? Faktori Psikogjen ne vetvete ndahet ne faktor:Statik & Dinamik
1-Statik perfshin shtrengimet e vazhdueshme,te menjehershme,te shkeputura qe ushtrojne presion ne dhembe pa levizje te nofulles.Ky shtrengim shoqerohet dhe me shtim te peshtymes.
2-DINAMIK perfshin shtrengime te perseritura gjate levizjes se nofulles qe shoqerohet me shtim te rrjedhes se peshtymes. Faktori PSIKOGJEN eshte paresor dhe kjo lidhet me SNQ dhe vecanerisht me streset emocionale.Stresi emocional luan rol te rendesishem patologjik ne shfaqjen e bruksizmit. Efektet negative të stresit në trup janë vërejtur fillimisht në indet e gojës.
? Faktori Okluzal perfshin ne vetvete disa shkaktare ku perfshihen: 1.crregullimet okluzale qe shkaktohen nga mungesa e dhembeve 2.interferecat (kur hapet goja mund te vezhgohet qe rruga e levizjes se mandibules mund te pesoje cdo lloj shmangjeje nga normalja.) Prania e interferencave okluzale pengon mundesine e rreshqitje se lehte te nofullave gjate levizjeve laterale dhe behet shkak per demtimin e artikulacionit 3.kontaktet e parakohshme
Jane dy periudha kur vihet re bruksizmi:periudha e pare 1-5 vjec dhe periudha e dyte 20-30 vjec.
Pasojat e bruksizmit klasifikohen ne tre drejtime:
A) Ne drejtimin e sisitemit dentar
B) Ne drejtimin muscular
C) Ne drejtimin artikulativ
PASOJAT DENTARE Dhimbje dhembesh,abrazioni(gerryerjr),hemoragji nga gingivat,levishmeri e edhembeve,ulja e okluzionit,dhimbje ne artikulcion,krisjet e dhembeve. Nga shtrengimi I dhembeve vecanerisht naten pacientet ndjen ne dhimbje tek dhembet ne mengjes dhye shpesh dhe hemoragji gingivare.gjithashtu bruksizmi shpie ne abraziuon jouniform te dhembeve anesor dhe ballor.dhembet abradohen deri ne gjysmen e lartesise fillestare gje qe shpie ne zbulimin e e dentines dhe qe e ben dhembin shujme hipersensibel dhe per rrjedhoje shkaktohet prishja e kontaktit okluzal.duke qene se dhembet shtrengohen me force kjo gje con ne levizjen e dhembeve.
PASOJAT MUSKULARE Jane disa nga pasojat qe hasen me shpesh gjate bruksizmit:Hipertrofia,Hipertonia,Dhimbja e muskujve.Hiperaktiviteti muscular con me kohe ne spazma muskulare qe reflektojne me dhimbje ne ATM.
PASOJAT ARTIKULARE Ne bruksizem pacientet nga hiperaktiviteti I muskujve pertypes ndjejne dhimbje ne artikulacion.Ne varesi nga intesiteti i veseve dhe i parafunksioneve te tilla si kafshimi I gjuhes,faqeve,buzeve,thonjve etj mund te shkaktohen ulceracionet mukozale te cilat jane mjaft te dhimbshme.
Per te diagnostikuar me saktesi bruksizmin dhe crregullimet e Atm mund te nevojitet nje inspektim I zgavres se gojes me nje radiografi apo resonance magnetike.Ne kete menyre kontrollo dhe gjendjen e diskut apo kondilit.
Ne momentin qe gjendet problem, duhet te nise trajtimi sa me pare per te rifituar cilesine e jetes se pacientit dhe per te shmangur probleme me te renda.Nese nuk nderhyhet ne kohe, trajtimi mund te jete me pak efikas.Per kete arsye, sinjali I pare qe keni rekomandohet te beni nje vizite tek dentisti.
TRAJTIMI PROTETIK: Mbajtja e shinave relaksuese- Perdoret per te korigjuar pozicionin e kondilit dhe te relaksohen muskujt ne menyre te vazhdueshme, gjithashtu mbron dhembet nga demtimi per shkak te kercitjes se vazhdueshme dhe permireson cilesine e gjumit. Bite behet sipas permasave te cdo pacienti. Eshte I vetmi trajtim qe mund te permiresoje simptomat e bruksizmit.
TRAJTIMI TERAPEUTIK:
Psikologu: Nepermjet ketyre bisedimeve , psikologjia mund te arrije te ndryshoje sjelljen e pacientit . mund te ndryshohet: vesi I kercitjes, te reduktohet dhimbje miafaciaale, te evidentohet abrazioni, te evidentohet rreziku I frakturimit te dhembit.
Miorelaksantet
Biofeedback.Te beje te vetedijshem pacientin per ekzistencen e tensionit muscular perpara kontrollit dhe ndryshimeve te tij.
Te praktikohet relaksimi muskujve mastikatore.Qellimi I ketij trajtimi eshte per te ndihmuar idividin qe te arrije nje relaksim te pergjithshem dhe te kontrolloje stresin.Ne keto raste duhet te zbatohen ushtrime relaksuese,bashkepunimi me fizioterapsitin dhe te behet inkurajimi i duhur per menjanimin e streseve.Me ndihmen e fizioterapistit mund te punohet me nje seri procedurash qe synojne rikuperimin e funksionit te strukturave te levizshme duke mesuar levizjet terapeutike.Sherbejne per te lehtesuar muskujt pertypes dhe per te eliminuar kontraktimet e mundshme.
Vetemonitorimi:Pacienti te rregjistroje sa shepesh e ndjen kerrcitjen e dhembeve dhe te identifikoje situaten ne te cilen ndeshet ajo. Te ndihmojme pacientin per te kontrolluar parafunksionin e te behet vetedijshem per ekzistencen e kerrcitjes.